Anëtari më i moshuar i SHGM-së rinovoi anëtarësinë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë mori anëtarin e saj më të vjetër. Kosta Kërpaç, i cili ka punuar si gazetar, redaktor, shkrimtarë dhe promotor i kulturës, në moshën 90 vjeçare e rinovoi anëtarësinë e tij, ndërsa me atë u bë anëtari më i moshuar i Shoqatës të gazetarëve të Maqedonisë.

Ai karrierën e tij gazetareske ka filluar në vitin 1953 si kryeredaktor i revistës mujore për letërsi dhe kulturë “Mllada literatura”. Në ndërkohë ka bashkëpunuar me gazetat “Studentski zbor”, “Nova Makedonija” dhe “Veçer” si dhe me revistën italiane “Panorama”.

“Lidhja me SHGM-në dhe mbështetjen që ka pasur nga shoqata jonë, ka lënë përshtypje të mëdha në jetën e tij. Nga ajo rrjedhë edhe dëshira që në këtë moshë të bëjë rinovimin e anëtarësisë në SHGM. Zotëriut Kosta Kërpaç i dëshirojmë shumë shëndet dhe shumë vite anëtarësi në SHGM”, thonë nga SHGM.

Ndryshe, gazetari Kosta Kërpaç, është gjyshi i dëshmitarit të ndjerë të Prokurorisë Speciale Kosta Kërpaç, i cili, ky i fundit është pagëzuar njëjtë si gjyshi i tij.

Dëshmitari Kosta Kërpaç, u bë i njohur në opinion për rastin enigmatik që ende s’është zbardhur nëse ka qenë vrasje, apo siç u paraqit në disa media vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button