LD: PSP të vazhdojë me punë, por jo si pjesë e Prokurorisë së rregullt

Lidhja Demokratike vlerëson se Prokuroria Speciale Publike (PSP) duhet të vazhdojë që të punojë me kapacitet të plotë, ligjërisht, profesionalisht dhe në mënyrë transparente ashtu sikur deri më tani, njofton Portalb.mk.

“Pas analizave gjithëpërfshirëse, vlerësojmë se duhet që gjithçka të bëhet për t’iu vazhduar mandati PSP-së, që të ketë mundësi edhe më tej të ngrit akuza, por jo që e njëjta të inkorporohet në Prokurorinë e rregullt gjegjësisht Prokurorinë Themelore Publike. Pozita dhe kompetencat e PSP-së janë të definuara me ligj, me dy të tretat, por edhe zgjedhja e prokurorit që udhëheqë me këtë Prokurori, që garanton për pavarësinë e saj dhe rezistencën nga ndikimet politike”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Partia sugjeron që nëse nuk vazhdohet mandati i PSP-së për ngritje të akuzave, pas njohurive dhe informatave për rastet e reja, procedurën duhet ta udhëheqë Prokuroria e rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button