Jan zgjedhur drejtorët e rinj të DSK-së dhe BSP-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se është vendosur se cilët do të jenë drejtorë të Drejtorisë për Siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP), megjithatë emrat e tyre do të ngelen në fshehtësi, deri në seancën qeveritare, në të cilën duhet të propozohen, njofton Portalb.mk.

Spasovski, këtë sot e konfirmoi në konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për donacion për më shumë se 1 milion euro me ambasadorin e Çekisë në Maqedoni, Mirosllav Ramesh.

“Kam sjell vendim dhe të njëjtin do ta dorëzojë në seancën e Qeverisë kur të mendoj se duhet të zgjidhen”, tha Spasovski.

Ndryshe, ashtu siç kumtoi edhe vetë, seanca qeveritare është caktuar për sot, por nuk është përgjigjur konkretisht nëse drejtorët e propozuar do të zgjidhen në këtë seancë.

Përpara emërimit të drejtorëve të rinj, Qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorin aktual të DSK-së, Vlladimir Atanasovski dhe drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button