Strugë, djegia e deponisë vazhdon, ja çfarë premton kryetari Zabzuni (VIDEO)

Deponia e Strugës e cila është kapluar nga flaka ka marrë përmasa të mëdha, edhe në orët e vona ajo shihet tek sa digjet, ndërsa në teren është kryetari i Stugës, Mustafa Zabzuni i cili zgjidhjen e këtij problemi e sheh nëpërmjet të disa fazave, njofton Portalb.mk.

“Faza e parë e zgjidhjes së problemit është të ta shuajmë zjarrin, e dyta është që gjehet zgjidhje afatshkurtër e cila është transferimi i deponisë së Strugës në rrethinë e cila do të jetë më pak e dëmshme për natyrën dhe qytetarët që më pas të mund të sigurohet një deponi rajonale për deponitë e Maqedonisë”, u shpreh Zabzuni.

Në videon më poshtë të TV 21 mund të shihni se si edhe pak para mesnatës deponia vazhdon të digjet edhe pse siç raportojnë disa media lokale të Strugës, tashmë janë marrë masa për shuarjen e zjarrit të kësaj deponie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button