Mexhiti reagon ndaj Milloshovksit

Në lidhje me deklaratat e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ku shprehet brengosja për gjendjen e deponive në komunat shqiptare, përfshirë edhe komunën e Çairit, kreu i kësaj të fundit, Izet Mexhiti ka reaguar duke thënë se “shqiptarët të njohin ty dhe e dijnë se partia jote dhe lideri yt ringjallën nacionalizmin dhe urrejtjen etnike në Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

Portalb e sjell të plotë reagimin e Mexhitit.

“Kur Antonio Milloshoski shpreh ‘shqetësim’ për Çairin, në mendje menjëherë më vijnë:

1. Deklaratat e tij për dhoma gazi për shqiptarët;

2. Shovinizmi i tij i shprehur gjatë protestave para KSHZ në dhjetor 2016;

3. Retorika e tij antishqiptare dhe thirrjet shoviniste për të ‘mbrojtur’ integritetin e Maqedonisë gjatë votimit të Talat Xhaferit për Kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

Antonio, shqiptarët të njohin ty. Shqiptarët e dijnë se partia jote dhe lideri yt ringjallën nacionalizmin dhe urrejtjen etnike në Maqedoni.

Dhe, mos u mundo të shkruash shqip përmes përkthimeve të dobeta që t’i përgadisin shqipfolësit rreth teje. Sepse të respektosh shqiptarët është shumë më shumë se sa të shkruash ose te përshkruash në shqip tre fjali që me porosi t’i ka përkthyer dikush.

Gjithsesi, e mirëpres përparimin që ke bërë: të paktën ke nisur të shkruash në shqip, në gjuhën që e urren dhe kundër të cilës mobilizon gjithë ata bashkëqytetarë tanë maqedonas! Ka shpresë se edhe ti do reflektosh”, shkruan Mexhiti në fejsbuk.

 

Përndryshe, ky reagim i Mexhitit ndaj Milloshovskit vjen pasi ky i fundit dhe bashkëpartiakët e tij, deputetët e VMRO-DPMNE-së sot në Kuvendin e Maqedonisë thirrën deputetët që të shqetësohen dhe punojnë për deponitë e komunave shqiptare, me theks komunën e Strugës, nga ku bënë thirrje për seancë urgjente parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button