Fazliu dhe Reka: BE-ja, qëllimi i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu sot në takim me ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Fator Reka theksoi nevojën për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve për të realizuar qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Në këtë drejtim, u tha se të dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunimin ndërkufitarë dhe forcimin e kapaciteteve për shfrytëzim maksimal të fondeve nga IPA Programi i Unionit Evropian për përgaditjen dhe implementimin e projekteve të suksesshëm dhe frytdhënës.

Që të dy theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje për realizimin e zhvillimit të barabartë rajonal, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vlerave demokratike, përmes realizimit të prioriteteve për anëtarësim në Unionin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button