Napoli fituese e Kupës, Roma në flakë (Video)

Skuadra e Napolit ka arritur të triumfoi përballë Fiorentinës, në finale të Kupës së Italisë, me rezultat 1:3.
Kjo ndeshje filloi me incidente të mëdha brenda dhe jashtë stadiumit. Por, në fund, ishin napolitanët ata që festuan.

Më meritori për këtë ishte Lorenzo Insigne me dy gola të shënuar, ndërsa golin tjetër për skuadrën e Benitezit e shënoi Mertens.
Për Violat, golin e vetëm në këtë takim e shënoi Vargas. Në këtë takim, në vend të Insignez, dhjetë minutat e fundit luajti Behrami, ndërsa Xhemaili ishte në bankën rezervë gjatë gjithë takimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button