Familja katolike e Gjakovës, shtron iftar për imamin nga Drenica

Te shqiptarët në përgjithësi, e te ata të Kosovës në veçanti, toleranca fetare gjithmonë ka qenë për çdo lakmi. Këtë më së miri e dëshmon familja Ndoja nga Gjakova, të cilët kanë shprehur respektin në muajin e ramazanit, të shtrojnë iftar për besimtarët mysliman, përcjellë arbresh.

Është Marian Ndoja nga fshati Bec, i cili ka ftuar për iftar imamin e xhamisë së Drenasit, Osman Musliun.

Imami Osman Musliu, përmes rrjetit social Facebook, ka treguar për respektin që iu është bërë nga familja Ndoja, të cilët i përkasin besimit katolik.

“Sot jam mysafir në iftar tek i nderuar dhe shume i respektuari Marian Ndoja nga fshati BEC Komuna e Gjakovës njëherë Drejtori i shkollës së fshatit, mik i imi dhe familjes time. Është i besimit katolik por me të cilët kemi jetuar me shekuj në respekt reciprok dhe mbajtur lidhjet vëllazërore. Ata te cilët fenë dhe besimin e kanë me bindje e përkushtim, dhe jo për para, interes apo kontrabandim jetojnë kësisoj pa asnjë problem. Shpresoj që të na shtohet numri i besimtarëve të sinqertë dhe mos të biem në grackën e atyre që fenë e kanë bërë para apo biznes …!? Për ata që kohet e fundit mundohen me mish e shpirt të na ndajnë në baza fetare kjo është një përgjigjeje. Edhe pas këtij iftari Mariani mbetet katolik e unë mbetem musliman por vëllezër të vërtetë. Ndërsa respekti ndërmjet nesh është shtuar dhe vazhdon. Shpresoj që kjo traditë e tolerancës të vazhdohet edhe nga gjeneratat e reja në të ardhmen… Respekt dhe nderim për familjen NDOJA, Zoti ju nderoftë.!”, ka shkruar Imami Musliu në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button