Jo vetëm që nuk pastrohet por edhe digjen mbeturinat te deponia e egër në Tetovë (FOTO)

Deponia e egër në hyrje të Tetovës, dita ditës bëhet më keq. Leje që nuk pastrohet, por mbeturinat dhe shpesh digjen si që shikoni në fotografitë që siguroi Portalb.mk, të bëra sot në ora 20.00 duke helmuar kështu edhe ajrin. Organet kompetente shpesh as që veprojnë edhe pse thirren në telefon për të paraqitur këto djegie.

Deponia1

Edhe pse banorët e lagjes “Dardania” me ngulm kërkojnë zgjidhje, Komuna e Tetovës ende nuk ka gjetur zgjidhje për këtë çështje, një nga premtimet kryesore të kryetares së Tetovës, Teuta Arifi gjatë fushatës parazgjedhore. Ata kërkojnë dorëheqje nga Arifi.

Deponia12

“Kërkojmë dorëheqjen e kryetares se s’ka më kredibilitet të thirret në zgjidhjen e problemit. Kërkojmë nga kryetari i këshillit të thirre seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës: dislokim i deponisë.” tha për Portalb.mk, Artan Etemi.

Deponia123

Përgjegjësi për higjienë i Ndërmarrjes publike komunale, në prononcimin e tij dhënë para dy muajve, tha se në fillim të majit, një pikë e re për deponi do të vihet në funksion, por kjo nuk ndodhi.

Banorët e Lagjes Dardania, nesër të dielën, më 11 qershor 2017 protestuan kundër deponisë.

Mandati i Arifit përfundoi – ‘deponia e egër’ e Tetovës vazhdon të helmojë

Kokë kafshe të hedhura kudo, organe të brendshme dhe kocka, të përziera me tone mbeturina dhe hedhurina ndërtimore në temperaturë mbi 30 gradë i “piqte” dielli në mbikalimin në hyrjen e Tetovës, kjo e shoqëruar me kundërmimin e tmerrshëm që përhapej nga lokacioni, shkruan RadioMof. Kësaj skene, dhjetëra metra më poshtë i bëjnë shoqëri mbeturinat e qytetit që vazhdojnë të hidhen në “deponinë informale” famëkeqe.  Edhe pse mandati katërvjeçar i kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, skadoi zyrtarisht, problemi me deponinë, e cila gjendet në vetëm një kilometër larg kabinetit të saj, ngeli i pa zgjidhur.

Fotografitë janë bërë me 14 maj.

Radio MOF dy herë mori premtim nga institucionet kompetente se “deponia e egër” e cila paraqet rrezik për shëndetin dhe një pamje të turpshme, do të pastrohet dhe do të dislokohet në lokacion tjetër i cili do të përdoret si stacion për ri ngarkim më ndikim më të vogël mbi mjedisin jetësor.  Fillimisht administrata komunale garantoi se pastrimi i mbeturinave do të bëhet deri në fund të vitit të kaluar, ndërsa premtimi i fundit, ishte se mbeturinat do të zhduken nga ai vend deri në fund të prillit.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) – Tetovë thonë se do tu duhet edhe pak kohë.

“Në mënyrë që të shfrytëzohet stacioni i ri për ngarkim, nevojitet të monitorohet hinka dhe kontejnerët e mëdhenj. Këtë e presim të ndodhë çdo moment.  Duhet të përfundojë gjatë 5 – 6 ditët e ardhshme, dhe pastaj do të fillojnë ti çojmë mbeturinat atje.  Plani jonë ishte, gjithçka të përfundojë deri në fillim të muajit maj, por patëm disa probleme.  Gjatë kësaj periudhe të vitit, ka sasi më të mëdha të mbeturinave dhe për shkak të defekteve të caktuara të kamionëve, mbeturinat janë shtresuar.  Një ditë mos bëhet grumbullimi i mbeturinave ka dallim të madh”, deklaroi për Radio MOF drejtori i NPK – Tetovë, Xhelal Ceka.

“Deponia e egër” ndodhet në largësi prej më pak se një kilometër nga godina e Komunës dhe nga qendra e Tetovës.

Për hedhurinat te mbikalimi, i cili zakonisht shkarkohet gjatë orëve të natës dhe nga i cili përhapet kundërmim i padurueshëm, Ceka thotë se është problem për të cilin duhet të reagojnë inspektoratet komunale.

“Atje ka hedhurina dhe, dhera.  Atje hedh kush të mbërrijë.  Deri tani tre herë e kemi pastruar vendin.  Ne e kontrollojmë vetëm pjesën tonë, por për atë lokacion nuk kishte kontroll.  Kemi kërkuar edhe nga Komuna të ketë kontroll më të madhe në atë vend, të reagojnë inspektorët në teren”, shton ai.

Në lidhje me informatat e ndryshme në publik lidhur me problemet të cilat mund të paraqiten pas skadimit të mandatit të pushteti lokal, Ceka thotë se tetovarët mund të jenë të qetë dhe se shërbimet komunale do të vazhdojnë të zhvillohen pa pengesa.

“NPK – Tetovë, vazhdon të funksionojë në mënyrë normale me shërbimet komunale.  Problem mund të shkaktohet vetëm në pjesën financiare, nëse nuk bëhet arkëtimi, dhe të mos jemi në gjendje ti paguajmë punëtorët.  Tamam puna të ndërpresim ne me punë – nëse dy ditë nuk grumbullojmë mbeturinat do të shkaktohet kaos, në Tetovë, në Shkup, kudo”, sqaron Ceka.

Rreziku nga “deponia e egër”, e cila për qytetin paraqet problem tani më disa dekada, në veçanti vjen në shprehje ditëve të verës.  Në të kaluarën shpesh ka ndodhur, për shkak të temperaturave të larta, mbeturinat të digjen dhe nëpërmjet tymit në qytet të përhapen materie toksike.

Aktivistët ekologjik, vazhdimisht sugjerojnë se deponia po e helmon popullatën dhe se paraqet njollë të turpshme për qytetin, ndërsa qytetarët organizuan një numër të madh të protestave, duke pohuar se shkarkimi i mbeturinave në këtë lokacion, përpos që e cenon shëndetin e tyre, e shkel edhe ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button