Australia 53 milionë dollarë dëmshpërblim për azilkërkuesit

Australia do të paguajë rreth 52 milionë dollarë amerikanë dëmshpërblim për 1.905 refugjatë të cilët gjatë viteve 2012-2016 mbaheshin në qendrën e paraburgimit në ishullin Manus, për shkak se ata kanë pësuar dëm fizik dhe psikologjik, raporton Anadolu Agency (AA).

Një prej avokatëve të kompanisë juridike Slater & Gordon, Rory Walsh, e cila ka hapur padi në emër të atyre që mbahen në qendër të paraburgimit, në një konferencë për media tha se qeveria federale ka pranuar që të paguajë dëmshpërblim për 1.905 persona që mbaheshin në qendrën e paraburgimit në ishullin Manus të Papua Guineas së Re.

Walsh bëri të ditur se qeveria sot para mbajtjes së seancës kishte rënë dakord për pranimin e pagesës së dëmshpërblimit.

Andrew Baker, një prej avokatëve të firmës bëri të ditur se dëmshpërblimi do t’iu ndahet të gjithë atyre që mbaheshin në paraburgim në mënyrë të barabartë. “Kjo marrëveshje tregon se në çfarë kushtesh të vështira mbaheshin ata në qendrën e paraburgimit në ishullin Manus”, tha ai.

Në rast të miratimit të gjykatës, qeveria do të t’iu paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 20 milionë dollarë australianë.

Avokatët kishin aplikuar në Gjykatën e Lartë në Victoria duke pretenduar se ata që mbaheshin në paraburgim kanë pësuar dëme fizike dhe psikologjike.

Pranimi i pagesës së dëmshpërblimit nga qeveria, u mirëprit edhe nga aktivistët e të drejtave të refugjatëve.

Aktivisti I të drejtave të refugjatëve, Peter Farago, në një deklaratë për gazetarin e AA-së vlerësoi si pozitive vendimin e qeverisë, por shtoi se këta persona ende po mbahen në këtë qendër të paraburgimit. “Ata ende janë në qendrën e paraburgimit. Do të ishte më mirë që ata të vendosen diku e pastaj t’iu paguhen paratë”, tha ai.

Ishulli Manus dhe qendrat e paraburgimit Nauru

Australia dërgon azilkërkuesit të cilët arrijnë në vend me anije në qendrat e paraburgimit të vendosura në shtetin ishull Nauru dhe në ishullin Manus të Papuas Guineas së Re

Qendrat e paraburgimit të udhëhequra nga Australia, shpesh vijnë në rend të ditës me greva të urisë, raste të përdhunimeve, të dobësive në siguri, me kushte të pashëndetshme dhe të vështira për jetesën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button