fbpx

A ju korrespondon personaliteti me ngjyrën e syve? Zbulojeni!

Një proverb i lashtë thotë ‘Sytë janë pasqyra e shpirtit’, po shkencëtarët sot çfarë thonë? Ata kanë konfirmuar sipas studimeve se sytë janë të vetmit përmes së cilëve ne mund të shohim pjesë të sistemit tonë nervor. Prej vitesh tashmë vijojnë studimet se si ngjyrat e ndryshme të irisit të syrit ndikojnë në personalitetein e individit dhe karakteristikat morfologjike të syrit korrespondojnë me ato të personalitetit tonë. A e dini pse? Sepse gjeni përgjegjës i formimit të syrit është i njëjti me atë të lobit qendror të trurit të njeriut, shkruan Bordo.al.

A ju korrespondon karakteri  me ngjyrën e syve? Lexoni më poshtë:

Sy të kaltër ose me ngjyrë të çelët: Nëse këni sy me ngjyrë të çelët nga e kaltra në blu atëherë ju keni një forcë të madhe e të fshehur e cila ju buron nga brenda. Në të njëjtën kohë karakterizoheni edhe nga një vendosmëri e madhe, sado të brishtë që të dukeni ju e arrini gjithmonë atë që doni, sidomos në ambientet e punës suaj. Dini të përballoni ankthin dhe depresionin.

Sy gri: Nëse i keni sytë me ngjyrë të hirtë ju keni një karakter shumë të vështirë për t’u kuptuar. Keni tendencën për të ngritur  barriera ndaj të tjerëve, jeni edhe të ekuilibruar. Por, në botën tuaj të brendshme ka gjithmonë diçka të fshehur.

Sy të gjelbër: Nëse keni sy me ngjyrë të gjelbër ju pëlqen misteri dhe jeni magjepsës. Jeni impulsivë por nuk nxeheni kollaj. Keni krijimtari të pasur, aftësi të kapërceni stresin dhe të  kaloni mirë në punë, edhe pse nën stres.

Sy kafe: Nëse keni sy me ngjyrë kafe, jeni të paparashikueshëm, ndryshe nga të tjerët. Ju pëlqen të vini të tjerët në vështirësi. Vetëm personat e duruar mund t’ju përballojnë pasi jeni tepër  të pavarur e spontanë si tipa.

Sy të zinj: nëse keni sy kafe të errët ose të zinj ju jeni një lider i lindur e me një forcë të madhe të brendshme. Janë fare  të pakta gjërat e parealizueshme për ju. Jeni edhe miqësore, të gjithë duan të kalojnë kohë me ju! Dini t’i kushtoni kohën e duhur mirëqenies dhe kujdesit ndaj vetes suaj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button