PE votoi raportet e progresit për Maqedoninë dhe Kosovën

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian (PE) që po vazhdon në Strazburg të Francës, janë votuar raportet e progresit për vitin 2016 për Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportet në fjalë është marrë vendimi që të hidhen hapat në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njohjes së Kosovës nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE) dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Në projektrezolutën në lidhje me Maqedoninë, nga qeveria e re në Maqedoni kërkohet që të vazhdojë përpjekjet e saj në drejtim të anëtarësimit në BE, të bëhen reforma në çështjet siç janë ligji, drejtësia si dhe të drejtat e njeriut, dhe në rast që përmbushen këto do të mund të fillojnë negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Projektrezoluta në fjalë është pranuar me 503 vota pro, 113 kundër dhe 45 abstenime.

Në projektrezolutën e pranuar në seancën plenare të PE-së me 524 vota pro, 70 kundër dhe 79 abstenime për Serbinë, parlamentarët kanë ngelur të kënaqur për zhvillimet që Serbia ka shënuar në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e sistemit evropian të drejtësisë.

Në seancën plenare u theksua rëndësia e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, pavarësia e institucioneve kyçe dhe që politikat e jashtme të Serbisë, përfshirë edhe atë në raport me Rusinë, të jenë në harmoni me politikën e jashtme të BE-së.

Projektrezoluta në të cilën theksohet se Kosova ende nuk është e njohur nga 5 shtete anëtare të BE-së dhe se në rast që shtetet anëtare të BE-së e pranojnë Kosovën, BE-ja në aspektin e politikës së jashtme do të rrisë besueshmërinë dhe do të kontribuojë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, është pranuar me 474 vota pro, 134 kundër dhe 64 abstenime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button