Irak, temperatura mbi 50 gradë celsius

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku temperatura arriti në më shumë se 50 gradë celsius, qytetarët po mundohen që të freskohen nëpër dushe të vendosura në skaje të rrugëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Bagdadit po freskohen nëpër dushe të vendosura në skaj të rrugës nga disa tregtarë të rajonit Dera Lindore, në qendër të qytetit, kurse në anën tjetër populli ankohet për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

“Temperatura sot është 51 gradë celsius. Përkundër asaj që jemi duke agjëruar ende vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike. Nuk po mund të durojmë të nxehtit ekstrem. Ne po freskohemi me dushet e vendosura nga tregtarët në skaj të rrugës”.

Në qytetin e Basrës në jug të vendit, për shkak të temperaturave që kalojnë 50 gradë, disa qytetarë u përpoqën të freskohen duke shkuar në lumin Arab Shat’ul .

Në një deklaratë nga Institucioni i Meteorologjisë së Irakut thuhet se në kryeqyteti e vendit, Bagdad dhe në vendet tjera në jug temperaturat do të rriten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button