Gjorgjioski me Çeferinin do ta ndajnë trofeun e Super Kupës

Kreu i futbollit të Maqedonisë (FFM) ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kishte takim me përfaqësues ekipeve pjesëmarrëse në ndeshjen e Super Kupës, ku do të takohen Real Madridi dhe Mançester Junajtedi, të cilët klube ishin të përfaqësuar nga Emilio Butragenjo (Real Madridi) dhe Luis Saha (Mançester Junajtedi).

Kryetari Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski bashkë me presidentin e UEFA-së, Alexander Çeferin, do të jenë personat të cilët do të ndajnë trofeun dhe medaljet në finalen e ndeshjes së Super Kupës mes Real Madridi dhe Mançester Junajtedi që do të luhet më 8 gusht në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup.

Siç njoftojnë nga FFM, kreu i futbollit të Maqedonisë ka pasur një takim me përfaqësues të Real Madridit dhe Mançester Junajtedi, Emilio Butragenjo dhe Louis Saha, me të cilët mori pjesë në konferencën e parë për shtyp me rastin e ndeshjes që do të luhet në Shkup.

“Yjet e madha të futbollit botëror edhe një herë shprehën besimin se ndeshja do të jetë një spektakël i vërtetë, ndërsa Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Shkupi do të jenë nikoqirë të shkëlqyer të ngjarjes”, thonë nga FFM. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button