Çaushoglu në Katar në tentim për zgjidhjen diplomatike të krizës

Turqia, e cila është një prej aleatëve të Katarit, e përcjell sot ministrin e Punëve të Jashtme në Doha dhe pastaj edhe në Arabinë Saudite në tentim diplomatik që të tejkalohet kriza midis Katarit dhe shteteve arabe.

Ministri Mevlud Çaushoglu do të ketë takim me kolegun e tij nga Katari sheiku Mohamed bin Abdulrahman al Tani, si dhe me emirin sheiku Temim bin Hamad Al Tani, kumtoi MPJ-ja e Turqisë.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e dënoi izolimin e Katarir si “vlera johumane dhe kundër islamike”.

Edogan theksoi se metodat, të cilat përdoren kundër këtij vendi të gjirit janë të papranueshme.

Javën e kaluar Arabia Saudite, EBA, Egjipti, Bahrein dhe edhe disa shtete tjera arabe dhe myslimane i kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin duke e akuzuar për mbështetjen e ekstremistëve edhe të Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button