Elvana sjell projektin më të ri (VIDEO)
Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Elvana Gjata e cila në tregun muzikor shqiptar ka sjellë hite të mëdha, së fundmi ka publikuar pjesë të projektit të saj më të ri muzikor i cili është paralajmëruar të publikohet sot, njofton Portalb.mk.
Siç edhe vërehet nga pjesët e këtij projekti, Elvana Gjata këtë këngë fillimisht ia ka dedikuar Shqipërisë me bukurinë dhe pasurinë natyrore që vetëm ajo mund ta ketë, e më pas edhe vetes, të cilin e identifikon me virtytet dhe të metat e saja.
Në këtë raport ndërmjet Elvanës dhe Shqipërisë u titullua edhe projekti “Identity” (Identitet).