Shpërthim në New York, 34 të plagosur

Një shpërthim, i cili dyshohet se është shkaktuar pas një rrjedhje gazi në një pallat 12 katësh ka shkaktuar 34 persona të plagosur, në zonën e njohur si Tribeca.

Raportohet se pjesa më e madhe e të plagosurve kanë probleme të lehta me frymëmarrjen për shkak se kanë thithur monoksid karboni,ndërsa një prej tyre konfirmohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Top Channel.

Pas alarmit, mediat lokale kanë raportuar se afro 100 forca zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë edhe evakuimin e pallatit, shkruan “The Sun”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button