Zaev: Tre variante për vazhdimin e mandatit të PSP

Kryeministri Zoran Zaev sot tregoi në variantin për pezullim të limitit për parashtrim të akteve prokurore nga Prokuroria speciale publike (PSP) dhe paralajmëroi se do të bëjë gjithçka në kuadër të kompetencave të tij që kjo prokurori, siç deklaroi, ta kryejë punën për të cilën është themeluar.

“Ekzistojnë mënyra, ky është Parlamenti përmes dy të tretave, ekziston mundësia që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë mundësitë, ekziston mundësi për inkorporim të PSP si sektor i veçantë në Prokurorinë shtetërore publike, ndërsa ekzistojnë edhe alternativa tjera besoj. E di se do të bëjë gjithçka që është në kompetencat e mira që PSP ta kryejë punën për të cilën është themeluar dhe është konfimuar me konsensus në RM”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas deklaratës në PSP për rastin “Target”, transmeton MIA.

Komenti për përfshirjen e hetimeve, siç tha Zaevi, duhet ta japë PSP, Ligji, potencoi duhet të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Kryeministri konsideron se trashëguesi i Prokurorisë shtetërore publike Marko Zvërlevski duhet të jetë ekspert, në të cilin do të kenë besim qytetarët, e jo politikanët ose gazetarët.

Ai tha se nëse vendimi i Këshillit të prokurorëve publike është përfundimtar edhe ai pozitivisht është prononcuar për shkarkimin e prokurorit publik Zvërlevski, procedura duhet të vazhdojë para Parlamentit të RM-së.

“Nëse Parlamenti i RM-së merr vendim për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik jemi menjëherë të gatshëm si Qeveria të fillojmë procedurë për propozim deri te Këshilli i prokurorëve publikë për opinion të prokurorit të ri shtetëror”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske Zaevi tha se janë shumë të rëndësishëm proceset që priten për reforma në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim.

Besoj, shtoi se do të gjendet zgjidhje nga brenda si ekspert profesional, i cili para se gjithash për mua, por edhe për qytetarët e RM-së do të jetë garanci përkatëse se reformat në DZK do të përfundojnë me sukses dhe ta përjetojë ditën që publikoj për të gjithë qytetarët e RM-së të them se përfundimisht në RM më nuk përgjohet.

Siç informoi, në seancën e sotme të Qeverisë, Magdalena Nestorovska është zgjedhur sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme. Çështje tjera kadrovike nuk ka pasur përveç konstatimit për ndërprerje të mandatit të sekretarëve shtetërore që kanë qenë deri më tani, ndërsa kanë marrë vendim që të shfrytëzojnë apanazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button