Delev: Qytetarët presin plotësimin e premtimeve për pagën minimale

VMRO-DPMNE sot theksoi se qytetarët presin të vazhdojë trendi i vendosjes së masave me të cilat do të rritet paga minimale dhe do të përmirësohet cilësia e jetesës së qytetarëve.

“Qytetarët presin që LSDM t’i plotësojë premtimet dhe të mundësojë 64.000 vende të reja pune dhe pagë mesatare prej 30.000 denarëve si dhe pagë minimale prej 16.000 denarëve gjithashtu në vitin e parë, ndërsa mjekët presin pagë prej 100.000 denarë. Qytetarët gjithashtu presin edhe ekonomi stabile dhe rritje vjetore komulative çdo vit prej 5 për qind”, tha Hristian Delev në konferencën për shtyp duke shtuar se ministri i Financave, Dragan Tevdovski ka deklaruar se menjëherë pas formimit të Qeverisë, do të kërkojë nga Parlamenti rritjen e pagës minimale për industrinë e tekstilit dhe lëkurës në 12.000 denarë.

Delev përkujtoi se Ligji për pagën minimale është sjellë më 1 janar 2012 kur është përcaktuar shuma prej 8.050 denarë, ndërsa viteve në vijim paga minimale është rritur deri në 10.800 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button