Skulpturat e Rogersit në Kapadokja mahnisin me pamjen nga qielli

Skulpturat në Kapadokja të Turqisë të punuara nga skulptori australian Andrew Rogers, ofrojnë pamje të mrekullueshme nga qielli.

Skulptori Rogers ka bërë skulptura që bartin gjurmë të jetës së njerëzve në shtete të ndryshme në kuadër të Projektit Ritmi i Jetës, i cili përfshin 13 shtete, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të projektit, Rogers ka bërë punime në pika të ndryshme në Karadag në rajonin e Kapadokjas, ku ai ka reflektuar bukuritë historike dhe natyrore të rajonit në vepra në formë simbolesh.

Veprat e Rogers mund të shihen edhe në Google Earth. Në opusin e skulpturave të tij në Kapadokja, gjenden skulptura të cilat reflektojnë zhvillimin kulturor historik të njeriut dhe vlerat e rajonit.

Skulpturat mund të shihen nga maja të ndryshme në rajon, ndërsa për shkak të mundësive të vështira të transportit, ato vizitohen nga një numër i kufizuar turistësh vendorë dhe të huaj.

Njëra nga skulpturat e Rogers që gjendet aty, tërheq vëmendjen me shkëlqimin gjatë perëndimit të diellit, për shkak të prarimit mbi të.

Botërisht, Rogers njihet si “Njeriu që i fishkëllen universit me gurë”, ndërsa skulptura të tij gjigante mund të hasen në Shkretëtirën Arava në Izrael, Shkretëtirën Atacama, në Altiplano të Bolivisë, në rajonin Krunegala të Sri Lankës, në rajonin Geelong të Australisë, në Akureyri të Islandës, në Shkretëtirën Gobi në Kinë dhe në Indi.

Ilker Katık, fotograf që jeton në Nevshehir, për AA thekson se Kapadokja është mrekulli natyrore dhe me vlerat historike dhe kulturore që posedon, ajo vizitohet nga shumë turistë anembanë botës.

Katık vlerëson se skulpturat e punuara nga skulptori australian Andrew Rogers janë të rëndësishme për turizmin në Kapadokja.

“Këto skulptura pa dyshim do të jenë edhe më të dobishme për turizmin në Kapadokja, në rast se bëhet promovimi i këtyre skulpturave që shihen nga hapësira dhe në rast se rregullohet rruga”, thekson Katık.

thumbs_b2_7e0ae565aae3ba9d31a6f97cbef56471

thumbs_b2_487f417a36bc412c525598e48689b4b3

thumbs_b2_bff74c99e264f670e38546898d5f7fa5

thumbs_b2_ddcd413d47d7b52b820566e7ff5bbdae

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button