SPM në takim me udhëheqësit e Agjencisë për Zbulim

Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Agjencia për Zbulim sot mbajtën takim në të cilin bashkërisht e kanë konfirmuar nevojën për vazhdim të dialogut social dhe nevojën për rritje të vazhdueshme të pagave të të punësuarve në Agjencinë për Zbulim.

Në takim, siç kumtoi sindikata, janë harmonizuar edhe qëndrimet për avancimin e gjendjes së të punësuarve në pjesën e të drejtave për realizimin e pensionit, gjegjësisht harmonizimin e tyre me normat të cilat vlejnë për të punësuarit në MPB, realizim i normave ligjore në pjesën e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, si dhe nevojën për qasje pozitive gjatë hapave të ardhshëm për lidhje të marrëveshjes kolektive të Agjencisë.

Nga ana e Sindikatës së Policisë të Maqedonisë në takim ka marrë pjesë delegacioni i udhëhequr nga kryetari i sindikatës Aco Antovski, ndërsa nga ana e Agjencisë për Zbulim  delegacion i udhëhequr nga drejtori Zoran Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button