“Ujku i Hekurt” zbret në Lituani

Rreth 5.300 ushtarë nga dhjetë shtete të NATO-s kanë nisur një manovër të madhe ushtarake në Lituani. Qëllimi i stërvitjes “Ujku i Hekurt, sipas DW, është të verifikohet gatishmëria për mision e batalioneve të Aleancës të stacionuara në shtetin balltik, njofton tch.

Njësia luftarake shumëkombëshe, që forcon krahun lindor të NATO-s dhe ushtron presion mbi Rusinë drejtohet nga Forcat e Armatosura të Gjermanisë, së mbështetur nga vendet e Beneluksit dhe Norvegjia.

Manovra, që do të zgjasë deri më 23 qershor, sipas të dhënave ushtarake do të shtrihet në tre rajone të Lituanisë. Krahas trupave të batalionit të NATO-s, në manovër marrin pjesë edhe ushtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Polonia dhe Portugalia.

Ushtarët stërviten edhe që të mbrojnë të ashtuquajturin “Boshllëk-Suvalki”, i cili konsiderohet si thembra e Akilit e krahut lindor të Aleancës Veri-Atlantike. Bëhet fjalë për një brez toke me gjatësi prej rreth 65 km midis Polonisë dhe Lituanisë, e kufizuar nga enklava ruse e Kaliningradit në perëndim dhe Bjellorusia në lindje.

Në rast lufte, sipas ekspertëve, Moska mund të jetë në gjendje që ta mbyllë me trupat e saj zonën kufitare me të njëjtin emër në veri-lindje të Polonise.

Shtetet baltike janë të shqetësuara për sigurinë e tyre dhe për t’i garantuar mbrojtje në rast agresioni të fqinjit të tyre të madh, që prej vitit 2014, Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur atje me një sistem rotacioni trupat e tyre, ndërsa praninë e saj e ka forcuar edhe NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button