Maqedoni, të respektohet e drejta e privatësisë për të gjithë personat

E drejta e privatësisë për të gjithë personat duhet të respektohet, ndërsa oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale duhet të funksionojë brenda medias si person, gjegjësisht entitet i cili do të vendos politika të privatësisë.

Kjo u theksua në punëtorinë me temë “Roli i mediave në mbrojtjen e e privatësisë, jotolerancës së gjuhës së urrejtjes, qasjes së lirë tek informacionet e karakterit publik dhe privatësinë e personave publik – Praktika dhe studime raste nga BE dhe Maqedonia” si pjesë e projektit “Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediave”. Pasnesër në të njëjtën temë do të mbahet edhe një punëtori.

Projekti financohet nga IPA TAIB 2012 programin e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Liljana Pecova – Ilievska, përfaqësues i Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale tha se bëhet fjalë për temë në të cilën tentojnë ta definojnë rolin e medias në përgjithësi.

“Roli ynë këtu sot është t’i shohim dy aspektet gjegjësisht aspektin e parashtresave të dorëzuara prej qytetarëve kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e të dhënave personale nga mediat, në çfarë numri kanë të bëjnë parashtresat, në cilin drejtim, lëndën për keqpërdorimin e numrit të amzës gjegjësisht publikimin e numrit të amzës në media dhe aspektin e vetërregullimit”, tha Pecova – Ilievska.

Oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale, theksoi, është instrument, mekanizëm i cili ekziston edhe në legjislaturën nacionale dhe në rregullativën e re të Bashkimit Evropian dhe me këtë përforcohet edhe roli dhe statusi i këtij personi gjegjësisht entiteti i cili do të vendos politika për privatësi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se denoncimet më të zakonshme të qytetarëve për keqpërdorime janë në drejtim të publikimit të numrit të amzës.

Natasha Pirc Musar, eksperte e BE-së nga Sllovenia, e cila është lidere e ekipit të projektit, tha se mediat duhet ta dinë se edhe ato duhet ta respektojnë Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Liria e shprehjes nuk është e drejtë absolute por është e drejtë relative, që do të thotë se kufizohet me të drejtat e të tjerëve. Do të jem e kënaqur si ekspert se në Maqedoni do ta respektoni të drejtën e privatësisë të të gjithë personave dhe gjithmonë mund ta mbani mend një fjali “Asnjëherë mos ua bëni njerëzve atë që nuk dëshironi që dikush t’ua bëjë juve”, shtoi Pirc Musar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button