Trump premton “konferencë për media” për luftën anti-IS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të zbulojë detaje të planit për luftimin e grupit militant Shteti Islamik (IS).

“Kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm kundër Shtetit Islamik. Brenda dy javësh do të mbajmë një konferencë për media për këtë luftë dhe do të shihni numra që nuk do të mund t’i besoni”, tha Trump në një takim të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, transmeton REL.

Lufta kundër grupit ekstremist, i cili vazhdon të kontrollojë territore në Siri dhe Irak, ka qenë ndër premetimet më të përsëritura të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se lufta anti-IS është bërë më e komplikuar për shkak të interesave konkurrues në Siri.

Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia luftojnë Shtetin Islamik në Siri, por, për dallim prej Moskës, e cila mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad, Uashingtoni dhe Ankaraja mbështesin fraksione të ndryshme rebele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button