Modriç i zhgënjyer nga loja e Kroacisë kundër Islandës

Kapiteni i kombëtares së Kroacisë në futboll, Lluka Modriç, nuk ka fshehur zhgënjimin e tij nga disfata e mbrëmshme e Kroacisë nga Islanda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kroacia është kthyer duarbosh nga Islanda edhe pse deri në çastet e fundit kishte një pikë në duart e veta, para se Magnusson të tund rrjetën e portierit kroat Lovre Kaliniç në minutën e 90-të.

“Jemi të zhgënjyer kryesisht me rezultatin, por jo edhe me vet lojën e shfaqur. Dukej mirë në 15 minutat e para por pastaj loja ngadalësoi dhe mund të parashikohej lehtë. Është vështirë të luash kundër një ekipi siç është Islanda”, tha Luka Modric.

Kapiteni kroat tha se kombëtaren e tij e presin edhe katër ndeshje tjera të rënda në ciklin e kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm, por shprehu bindjen se do t’ia dalin.

Kroacia pret në fushë të vet Kosovën dhe Finlandën, ndërsa u shkon kombëtareve të Turqisë dhe Ukrainës.

“Do të analizojmë gjërat e këqija, do të pushojmë për tu koncentruar në sfidat e radhës”, ka thënë Modriç i cituar në faqen zyrtare të Federatës Kroate të Futbollit (HNS).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button