Fjalimi i mbretëreshës britanike me rastin e Qeverisë së re anulohet për disa ditë

Fjalimi tradicional i mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë, i paraparë për më 19 qershor, në të cilin prezentohet programi ligjdhënës i Qeverisë së re, anulohet për disa ditë për shkak të rezultateve befasuese prej zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, njofton “Bi-Bi-Si”.

Gazetari politik i “Bi-Bi-Si”, Norman Smith theksoi se ky vendim i cili nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare është shenjë e “paqartësisë” që do ta përmbajë fjalimi.

Ministri për Bregzit, Dejvid Dejvis deklaroi sot se “disa elemente prej programit” të Partisë Konservative, të cilat janë prezantuar në programin parazgjedhor, do të “mënjanohen”.

Në pyetjen për anulimin eventual të fjalimit, zëdhënësi i kryeministres britanike, Tereza Mej deklaroi në konferencë shtypi se kryetarja e Dhomës së Poshtme, Andrea Lidson “do ta precizojë datën kur të vijë koha”.

Pas insistimit të gazetarëve, nëse kjo do të thotë se fjalimi nuk do të mbahet më 19 qershor, zëdhënësja theksoi se ky është “roli i kryetares së Dhomës së Poshtme”, për ta publikuar datën e fjalimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button