Cili artist pati më së shumti të ardhura vitin e kaluar

Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë Forbes ka publikuar listën e artistëve më të paguar të vitit.

Për vitin që lëmë pas, vitin 2016, ylli i cili pati më së shumti të ardhura është Sean “Diddy” Combs, i cili fitoi 130 milionë dollarë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Në këtë listë, Beyonce radhitet e dyta me 105 milionë dollarë dhe JK Rowling me 95 milionë dollarë.

Drake hyri në katërshen e parë me 94 milionë dollarë, dhe futbollisti Cristiano Ronaldo në pesëshe me 93 milionë dollarë.

Anëtarja më e re që është përfshirë në këtë listë është 19 vjeçarja Kylie Jenner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button