fbpx

OJQ-të me kërkesa të reja për reformat në gjyqësor

Të udhëhequr nga maksima “Më mirë 10 fajtorë në liri, sesa 1 i pafajshëm në burg” OJQ-të dolën me kërkesa të reja për reformimin e gjyqësorit, njofton Alsat.

Transparency International-Maqedoni dhe Shoqata për hulumtime “Zelena Lupa” kërkojnë nga pushteti i ri të rishqyrtojë politikën sanksionuese dhe ligjin për amnisti; ndërsa nga gjykatësit akt-vendime objektive, të bazuara mbi gjendjen e vërtetuar faktike.

Sllagjana Taseva nga Transparency International përshkruan absurditetin e dënimeve maksimale të shqiptuara, pa analizuar faktet.

Rekomandimet rrjedhin pas analizës “Qytetarët kërkojnë drejtësi-stop padrejtësive”, ku OJQ-të në fjalë shqyrtuan disa raste që në opinion u cilësuan të padrejta, si: “Apolon”, “Falanga”, “Detonator”, “Likuidimi” dhe “Migrantët”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button