Horoskopi ditor, e shtunë 21 dhjetor 2019

Dashi

Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura do jene akoma me te shumta se me pare. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe me disa takime interesante. Me vone e dine vete ata se çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni situatën. Do jeni edhe me te qete.

Demi

Do e dashuroni aq shume atë qe keni ne krah saqë do e keni shume te vështirë te ndaheni edhe sikur për disa ore prej tij. Gjithçka do jete shume e bukur ne jetën tuaj sentimentale. Beqaret do kenë shume dëshira te çmendura, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk do iu realizohet. Financiarisht do jeni me fat dhe do arrini te kryeni investimet e dëshiruara.

Binjaket

Do e dëgjoni me kujdes partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë qe te bjere kundër me idetë e tij. Bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret do bien ne dashuri me shikim te pare me një ish te dashurin e një shoqeje. Mos lejoni qe kjo t’iu pengoje te ecni me tej. Financat do jene delikate, kështu qe duhet te merrni masa strikte për t’ia dale.

Gaforrja

Urani do ndikoje negativisht tek jeta ne çift gjate kësaj dite. Do keni goxha vështirësi me komunikimin dhe situata ne ndonjë moment mund t’iu dale jashtë kontrollit. Nëse jeni beqare, mos hezitoni te joshni cilindo qe do iu pëlqejë. Mos u kushtëzoni aspak nga pamja apo nga ato qe do iu thonë miqtë. Financat mund te përmirësohen vetëm nëse kërkoni ndihmën e familjareve.

Luani

Çështjet e zemrës nuk do ecin ashtu si ju i kishit menduar. Mund te përballeni edhe me probleme serioze nëse nuk tregoheni te matur dhe te kujdesshëm me fjalët. Beqareve do iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë. Gjendja financiare di vije duke u përmirësuar. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet me te domosdoshme.

Virgjeresha

Sot dita do jete e mrekullueshme nëse bëni kujdes me xhelozinë dhe tregoheni disi me te hapur. Ne te kundërt do keni mosmarrëveshje te forta. Beqaret do takojnë disa persona, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen sa për te filluar një histori dashurie. Gjendja financiare do jete goxha e qëndrueshme. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Peshorja

Do e vendosni dashurinë dhe partnerin mbi gjithçka tjetër sot dhe priten momente mjaft entuziazmuese me te. Shfrytëzojeni çdo minute. Beqaret ka mundësi te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer, por qe dikur ai nuk iu jepte shpresa. Ja qe gjerat mund te ndryshojnë me kalimin e kohës. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri.

Akrepi

Pas një kohe te gjate me probleme dhe vështirësi ne çift, sot situata do filloje te stabilizohet. Do kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Beqaret do jene sharmante dhe joshës. Kjo di i beje te marrin propozime pa fund dhe do mund te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene te mira, megjithatë yjet këshillojnë sa me shume maturi me shpenzimet.

Shigjetari

Do kërkoni te jeni autoritare sot mbi atë qe keni ne krah dhe kjo mund te çoje ne konflikte te ashpra. Nëse vazhdoni kështu nuk keni për te shkuar shume gjate si çift. Beqaret ndryshe nga te dashuruarit do takojnë persona tërheqës me te cilët do kalojnë çaste te mrekullueshme. Gjendja financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet.

Bricjapi

Do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Partneri madje mund t’iu mahnite me një surprize te madhe ne orët e mesditës. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te dalin neper takime sepse jo gjithmonë iu jepen mundësi te tilla. Financat do jene te dobëta. Vetëm duke ulur ne maksimum shpenzimet mund t’ia dilni.

Ujori

Ka rrezik qe jeta ne çift te ketë ndërlikime gjate kësaj dite. Do keni mendime te ndryshme ne lidhje me disa çështje dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje. Mos u tregoni kokëfortë. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen aspak tek krijimi i një lidhjeje dhe nuk do mërziten kur te mbeten me te njëjtin status. Ne [planin financiar duhet thjesht, pak me tepër maturi.

Peshqit

Ka rrezik qe gjerat te ndërlikohen sot ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do ece si e keni parashikuar dhe ne disa momente debatet do jene shume te forta. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë disa te njohurve qe do i nxjerrin neper takime sepse mund te kërkojnë t’iu bëjnë keq. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe sepse ende gjendja nuk do jete aq e qëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button