Maqedonia gati për të sfiduar Spanjën

Sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botërorë Rusia 2018, edhe reprezentacioni i Maqedonisë do të luajë ndeshjen e saj, ku në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup mysafire është superfuqia e futbollit botërorë, Spanja.

Sigurisht se kjo ndeshje ka zgjuar interes të madh për shumë dashamirë të futbollit, por njëkohësisht do të jetë shumë me vlerë edhe për vet seleksionuesin Igor Angellovski, i cili mes tjerash ka thënë se pret që të përzgjedhurit e tij të tregojnë lojë të mirë.

“Luajmë kundër reprezentacionit që është në mesin e katër më të mirëve në botë. Mirëpo, kjo nuk më shqetëson, pasi nga djemtë e mi pres të luajnë ndeshjen të mirë. Për ndeshje të tilla nuk ka nevojë për motivim. Nuk mund ti ndihmoj Lopetegit nëse është i shqetësuar nga ekipi ynë dhe nga Nestorovski. Puna jonë është ta përgatisim mirë takimin dhe ta kryejmë punën mirë. Kemi pasur mundësi të mirë ta analizojmë Spanjën, të cilët nën drejtimin e Lopetegit kanë vetëm tre barazime dhe loja e tyre është për tu respektuar. Nuk tërhiqem nga taktika ime ofensive pa marrë parasysh kundërshtarit. Terreni është shumë i mirë dhe ata nuk duhen të shqetësohen, pasi është i njëjtë për të dy”, tha Angelovski.

Ferhan Hasani dhe Visar Ganiu
Ferhan Hasani dhe Visar Ganiu

Në reprezentacionin e Maqedonisë ftesë kanë marrë tre futbollist shqiptar, Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani të Shkëndijës dhe Ezgjan Alioski i Luganos të Zvicrës. Mirëpo në stërvitjen e djeshme, Ferhan Hasani ka stërvitur i veçuar nga ekipi, duke qenë në përcjellje të ndihmëstrajnerit Visar Ganiu.

Ndeshja eliminatore Maqedonia – Spanja luhet sot në stadiumin “Telekom Arena” me fillim prej orës 20:45 minuta. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button