Unioni i Studentëve të Anadollit shtron iftar në sheshin “Skënderbe”

Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia dhe Organizata humanitare turke “Iyilik-Der” në vazhdën e fushatës “Sofra Vëllazërore” me anë të së cilës shtron iftare për jetimët në 15 vende të ndryshme të botës, shtroi iftar edhe në kryeqytetin e Maqedonisë, në sheshin “Skënderbe” të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sofrës së shtruar në Shkup iu bashkangjitën rreth 500 besimtarë muslimanë, përfshirë përfaqësues të shoqatave lokale dhe të institucioneve, studentë, banorë të qytetit, si dhe shumë mysafirë tjerë të ftuar.

Muhammed Geçen nga Unioni i Studentëve të Anadollit, për AA bëri të ditur se sofrën e iftarit në Shkup e organizojnë në bashkëpunim me Forumin Rinos Islam dhe se në Shkup organizohet për herë të parë.

“Shpresoj që edhe vitin e ardhshëm të organizojmë një aktivitetet të këtillë. Normalisht se duam që kjo të mbetet traditë”, u shpreh Geçen, duke shtuar se përveç kësaj sofre të iftarit në sheshin Skënderbe, kanë organizuar edhe një tjetër sofër në Shkup vetëm për jetimët dhe familjet e tyre.

Ndryshe, kjo sofër e iftarit shtrohet në kuadër të “Ditës së 15-të të Ramazanit – Dita Botërore e Jetimëve”. Përveç në Maqedoni, kjo sofër e iftarit shtrohet edhe në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Halabxha (Irak), Somali, Kirgistan, Burkina Faso, Jemen, Bangladesh, Nigeri, Jerusalem, Qipro dhe Erbil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button