90 të lënduar dhe 142 të arrestuar në demonstratat e djeshme në Istanbul (VIDEO)

Në demonstratat e 1 majit që u zhvilluan në Istanbul, erdhi deri tek përleshja mes policisë dhe protestuesve, me ç’rast janë lënduar 90 persona.

Kryetari i Qytetit, Avni Mutlu, i ka vlerësuar këto protesta si aksione të paligjshme, të cilat prishin rendin publik. Mutlu shtoi se numri i të lënduarve bazohet në atë se sa kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njëzet e tre persona nga të lënduarit janë ndalur në spital, por asnjë nuk është në rrezik jete. Kryetari i Istanbulit bën të ditur se janë arrestuar 142 demonstratorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button