Në Tetovë do të protestohet kundër deponisë së egër

Banorët e Lagjes Dardania, nesër (e diel, 11 qershor 2017) me fillim në ora 13.00 do të protestojnë kundër deponisë së egër që ndodhet në hyrje të Tetovës.

OJQ Eco Guerilla bën thirrje për përkrahje të kësaj proteste, me qëllim heqjen e deponisë nga qyteti.

“Le t’i përkrahim masovikisht që ta detyrojmë komunën e Tetovës që ta largojë këtë deponi nga qyteti”.

Protesta pritet të mbahet tek deponia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button