Trump akuza Katarit: Sponsor i madh i terrorizmit

Donald Trump akuzoi Katarin për sponsorizimin e terrorizmit në nivelet më të larta, në një përshkallëzim të jashtëzakonshëm të konfliktit diplomatik me një prej partnerëve më të rëndësishëm ushtarak të Amerikës në Lindjen e Mesme, transmeton Top Channel.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të premten, numri një i Uashingtonit tha se kishte ardhur koha për t’i bërë presion Katarit t’i japë fund financimeve dhe ideologjisë së tij ekstremistë.

“Shteti i Katarit, fatkeqësisht ka qenë historikisht financues i terrorizmit në një nivel tepër të lartë. Vendosa së bashku me sekretarin e shtetit Rex Tillerson, gjeneralët tanë dhe ushtarakët se ka ardhur koha t’i kërkojmë Katarit t’i japë fund këtyre financimeve dhe gjithashtu ideologjisë ekstremiste”, tha Trump.

Komentet e tij shënojnë ndërhyrjen më të drejtëpërdrejtë lidhur me krizën që ka përfshirë vendet e Gjirit që prej së hënës, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj në rajon nisën një fushatë të koordinuar diplomatike dhe ekonomike për izolimin e Katarit.

Më herët gjatë javës, kreu i Shtëpisë së Bardhë mori meritat për bllokadën në një seri postimesh në “Twitter”.

Të premten, Trump tha se liderët arabë, të cilët i kishte takuar në Arabinë Saudite muajin e kaluar, i kishin kërkuar të sfidonte Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit dhe aleancë me Iranin.

Ndërhyrja e presidentit amerikan vjen pasi Arabia Saudite dhe aleatët e saj sanksionuan disa organizata dhe 59 individë të akuzuar për lidhje me militantët islamikë, shumica e të cilëve nga Katari ose të lidhur me gadishullin e vogël, por shumë të pasur me naftë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button