Shkupi u vazhdon kontratat edhe dy futbollistëve

Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim me trajnerin Ardian Nuhiu dhe portierin e kapitenin Suat Zendeli, kryesia e skuadrës ka rinovuar marrëveshjet edhe me dy futbollist të tjerë, Muharem Bajramin dhe Ermedin Adem.

Që të dy futbollistët ishin pjesë shumë e rëndësishme e ekipit që luajti gjatë sezonit të kaluar dhe trajneri Ardian Nuhiu dëshiron që dy futbollistët të jenë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Muharem Bajrami ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër dhe mes tjerash ka shprehur kënaqësinë që do të mbetet në mesin e këtij ekipi.

“Jam i kënaqur që po vazhdoj edhe më tutje të mbroj ngjyrat e klubit të zemrës dhe të luaj para publikut më të mirë “Shvercerat”. Ndjehem i lumtur që kryesia e re, me në krye presidentin e ri Omer Bunjaku ka vlerësuar punën dhe mundin tim, duke vlerësuar se duhet të jem pjesë edhe më tej e Shkupit, ndërsa e imja është qe tua kthej besimin me angazhim maksimal në fushë”, ka thënë Bajrami.

Gjithashtu edhe një vit tjetër bardhekaltër do mbetet Ermedin Adem, futbollist që në disa ndeshje ka qenë shumë vendimtar për sukesin e ekipit, por njëkohësisht duke luajtur në formë të mirë gjatë gjithë sezonit.

“Sigurisht se ndjehem i privilegjuar që do mbetem edhe më tutje pjesë e skuadrës së Shkupi, skuadër kjo që është bërë më shumë se një familje për ne. Jemi një ekip shumë i mirë që sezonin e kaluar nuk e merituam të përfundojmë sezonin me balotazh, por mendoj që e kemi shansin të dëshmohemi. Sezoni që vjen besoj se me përgatitje të mira do të arrijmë që ta ngritim Shkupin në mesin e katër ekipeve më të mira. Do të jetë kënaqësi që edhe një vit do punoj së bashku me trajnerin Ardian Nuhiun, por njëkohësisht do të luajë edhe para tifozëve më të flaktë në Maqedoni, “Shvercerat”, ka thënë Ermedin Adem.

Ditëve në vazhdim do të vazhdojnë bisedimet edhe me futbollistët e tjerë të cilëve u ka përfunduar marrëveshja me klubin, për të cilët stafi dhe kryesia kanë vlerësuar se Shkupi ka nevojë për ta edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button