Në Kosovë heshtje zgjedhore

Në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore, pas një fushate dhjetëditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton REL.

Për zgjedhjen e parlamentit të ri, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 872 mijë qytetarë.

Nesër, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se më 11 qershor, do të hapë 889 qendra votimi. Procesi zgjedhor në Kosovë do të monitorohet nga rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button