Tramp: SHBA-ja do të përkushtohet tek Neni 5 nga karta e NATO-s

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja do të përkushtohet tek Neni 5 nga karta e NATO-s, e cila parasheh që aleatët ushtarakisht t’i ndihmojnë çdo anëtari të Aleancës në rast të agresionit të jashtëm.

“SHBA-ja do ta respektojë Nenin 5. Natyrisht se jemi këtu për të mbrojtur”, theksoi Tramp në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun rumun Klaus Johanis në Shtëpinë e Bardhë.

Aleatët amerikanë iu bënë thirrje anëtareve tjera të NATO-s që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje.

“Kuptohet se ne do të jemi këtu për të mbrojtur. Kjo është një prej arsyeve për shkak të së cilave dëshiroj që njerëzit të kujdesen për të pasur më shumë fuqi, por duhet të paguajmë sa është e nevojshme”, theksoi presidenti amerikan.

Tramp iu falënderua Rumanisë për qëllimin për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje në nivel mbi dy për qind nga BPV-ja dhe kërkoi nga vendet tjera ta ndjekin shembullin e tij.

Presidenti rumun, gjithashtu shtoi se NATO-ja dhe BE-ja janë të nevojshme për sigurinë botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button