Kulaçi qeveritar, ndahen postet ndërmjet BDI-së dhe Aleancës

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve të zëvendës-ministrave dhe sekretarëve shtetërorë. Ende mbetet jo-zyrtarisht andaj dhe emrat nuk bëhen të ditur akoma, por sipas informacioneve konfidenciale, lista e emrave për këto pozicione do të mësohet këtë fundjavë. Burime partiake për TV21 konfirmojnë se për BDI janë rezervuar 4 poste të zëvendës-ministrave përderisa për Aleancën për Shqiptarët janë rezervuar 2 të tilla.

BDI do të ketë këto poste të zëvendës-ministrave:
Zv/ministër i Punëve të Brendshme
Zv/ministër i Arsimit
Zv/ministër i Mbrojtjes
Zv/ministër i Financave

Ndërsa, Aleanca për Shqiptarët do të ketë këto poste:

Zv/ministër i Transportit dhe lidhjeve
Zv/ministër i Punës dhe politikës Sociale
BDI gjithashtu do të ketë 4 sekretarë shtetërorë edhe atë në Ministritë e Kulturës, Bujqësisë, Shoqërisë Informatike dhe në Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit. Sakaq, Aleanca për Shqiptarët do të menaxhojë me postet e sekretarëve shtetërorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Minsitrisë së Drejtësisë.

Sipas informacioneve këto poste do të votohen në Kuvend gjatë javës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button