Rikthehet fuqishëm Adelina me një projekt ndryshe, thotë ‘Fol nihere’ (Video)

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismajli e cila njihet si diva e estradës shqiptare sapo ka lansuar projektin e saj më të ri.
 Kënga e saj e re e rikthen Adelinën fuqishëm në skenën muzikore, pas një pauze të gjatë, shkruan lajmi.net.

Projekti i Adelinës është paralajmëruar ditë më parë, duke treguar se do të rikthehet pas lindjes së djalit që e pagëzoi me emrin Uliks.

E veçanta e këtij projekti është se për dallim nga këngët e tjera, kjo është një lloj ‘proteste’ ndaj gjithë dukurive negative që kanë kapluar popullin tonë.

Muzikën e këtij projekti e ka bërë Valon Arifi, kurse tekstin vetë këngëtarja.

“Juve që tash e 18 vjet keni vra çdo andërr e çdo shpresë, edhe juve tjerëve që s’keni pas b*** as fëmijët tuaj mi mbrojt… Juve që keni prodhu analfabeta me diploma, fëmijë lypsarë, kufoma të gjalla në korridore spitalesh, shtëpi publike në çdo motel, haraç në çdo kafshatë, juve që ende era prç shpirtit ju vjen… Unë nuk dorëzohem, andrrat e mia mi vra nuk mundeni.
MUZIKA: KENI ARIFI
TEKSTI: ADELINA ISMAILI “ shkruan Adelina sipër këngës së publikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button