Në rrugët e Katarit Ramazani vazhdon me gjithë vitalitetin e tij

Përkundër embargos ekonomike dhe politike të disa shteteve arabe, në krye me Arabinë Saudite, në rrugët e Katarit vazhdon vitaliteti i muajit të Ramazanit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin e Katarit në Doha, ku nuk ka ndonjë ndryshim në rrjedhën e jetës së përditshme të qytetarëve, çajtoret në kopshte, qendrat tregtare dhe rrugët janë të tejmbushura nga familjet të cilat qëndrojnë jashtë nga iftari e deri në syfyr.

Lagjja Suuk el-Vakf (Tregu i Fondacionit) është një nga vendet më të frekuentuara pas iftarit në Doha. Në rrugët e Suuk el-Vakf të mbushura nga qytetarët e Katarit, të cilët bezdisen nga të nxehtit ekstrem gjatë ditës, mund të shihen pamjet shumëngjyrëshe të shitësve të akulloreve dhe kafeve nga makina e stoleve ku shiten balonat për fëmijë.

Rrugët jehojnë me tingujt e fëmijëve të cilët vrapoinë dhe luajnë me balona shumëngjyrëshe në duart e tyre, kurse të rriturit e kalojnë kohën e tyre pas iftarit duke pirë nargjile në çajtoret në kopshte. Kjo tregon se kriza e përjetuar mes Katarit dhe disa shteteve arabe nuk ka ndikuar edhe aq shumë jetën e përditshme të qytetarëve.

Në markete mund të gjenden të gjitha llojet e ushqimeve

Përkundër lajmeve se që nga dita e parë e paraqitjes së krizës mes Katarit dhe shteteve të Gjirit “qytetarët janë grumbulluar në markete dhe kanë zbrazur raftet”, mund të shihet se nëpër këto dyqane mund të gjendet çdo lloj i produkteve ushqimore.

Në markete ku ka edhe produkte që vijnë nga Turqia si biskotat dhe llojet e drithërave, pazari vazhdon në gjendjen e tij normale.

Pas kapërcimit të shokut të parë, gjendja është kthyer në normalitet

Qytetarët e Katarit të cilët folën për gazetarin e AA-së thanë se në ditën e parë të krizës përjetuan një panikë të shkurtër dhe vrapuan tek qendrat tregtare, por që tani gjendja është kthyer në normalitet.

Edhe punonjësit e marketit “Kualitet”, i cili ndodhet në qendrën e qytetit Doha, thonë se në ditën e parë të krizës qytetarët kishin shkuar me nxitim në qendrat tregtare për të bërë pazar, por që gjithçka është kthyer në normalitet pas kapërcimit të shokut të parë.

Ndërkaq, edhe konsumatorët të cilët bënin pazar thanë se nuk shohin ndonjë arsye për grumbullimin dhe ruajtjen e ushqimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button