Nikollovski: Prej sot dialog intensiv me bujqit

Prej sot hapim dialog intensiv me bujqit. Dëshirojmë t’i dëgjojmë propozimet, sugjerimet, mendimet e tyre,…Vetëm kështu, me biseda të vazhdueshme konzistente, të sinqerta do të vijmë drejt vendimeve cilësore, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Para takimit të tij të parë me prodhuesit në Ministri, Nikollovski paralajmëroi se prioritet i politikave të reja qeveritare do të jetë vendosja e naftës së gjelbër dhe pagesa e subvencioneve. Do të analizohet, tha, edhe puna e Agjencisë pagesore që të përcaktohet përgjegjësi, gjegjësisht të precizohet cilat janë shkaqet për sistemimin e bllokuar dhe për aplikimin akoma të pafilluar për mbështetjen e sivjetme.

Sipas tij, duhet të paguhen gjithsej 3,5 miliardë denarë prej të cilëve rreth 1,5 miliardë për duhanin, ndërsa rritja e projektuar në 160 milionë euro mbetet si një prej përcaktimeve kryesore. Sivjet, shtoi, pagesa vazhdoi dhe janë transferuar 439 milionë euro.

Bujqit, nga ana tjetër, presin një vit të keq ekstrem, një prej më katastrofikëve. Për këtë, nëse vlerësohet se nuk kanë se çfarë të korrin, të lirohen nga pagesa e ujit dhe qirasë për tokën shtetërore, ndërsa Ministria e Bujqësisë të jetë mediator dhe tek bankat të rregullojë anulimin e pagesës së kredive për makinerinë.

Sipas tyre, periudhën e ardhshme kyçe duhet të jetë pagesa e subvencioneve, por duhet mbajtur llogari edhe për, siç theksuan, blerjen e ardhshme të grurit, përcaktimin e cilësisë së tij dhe definimin e çmimit.

Ministri vlerëson se duhet kohë që të shqyrtohen gjendjet reale në bujqësi. Deri atëherë, tha, nuk do të japë përgjigje konkrete. “Zgjidhja e problemeve nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë. Së shpejti pres formimin e ekipit, zgjedhjen e zëvendësministrit, sekretarit shtetëror,…, ndërsa në mesin e aktiviteteve të para do të jetë përforcimi i potencialit të kuadrit në Agjencinë pagesore”, theksoi Nikollovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, informoi edhe se ka qenë në Tetovë që t’i shqyrtojë pasojat nga moti i keq. Vlerësimet e para thonë se janë dëmtuar së paku 50 hektarë tokë bujqësore dhe për këtë, përmendi, duhet të veprohet shpejtë.

 	Средба на Љупчо Николовски со претставници на поголем број земјоделски здруженија

Nga Federata e Fermerëve (FFRM) mbeten me qëndrimin se çmimi minimal i grurit duhet të jetë 12 denarë.

“Vitin e kaluar kërkuam 10,12 dhe 14 denarë, por në fund u arritën mezi tetë denarë për një kilogram që në asnjë rast sivjet nuk mund të lejohet”, theksoi kryetari FFRM, Nikolla Stamenov.

Në takimin e parë tek ministri Nikollovski marrin pjesë edhe përfaqësues të prodhuesve të duhanit, Lidhjes së shoqatave të bujqve, Agrotikveshia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button