“5 në 12” të hënën do të parashtrojë inciativë në Kuvend për ndryshim të ligjit

Iniciativa qytetarësh “5 në 12” në konferencën për media që e mbajti sot para Kuvendit të Maqedonisë paralajmëroi se në hepeningun që do të mbahet nesër, ku do të jenë të pranishëm disa nga ministrat e Qeverisë së Maqedonisë, do të prezantohen kërkesat e tyre për ndryshim dhe plotësim të akteve ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me persona me nevoja të veçanta, njofton Portalb.mk.

Nga kjo inciativë bënë të ditur se këto kërkesa do t’ju jepen fëmijëve të kësaj inciative qytetarësh të cilët do t’ua dorëzojnë deputetëve në Kuvend që të njëtët më pas të marrin aktivitete për realizim të tyre.

Ndryshe, iniciativa qytetare ka muaj të tërë që ka bërë publike kërkesat e tyre, para disa muajve ata me stenda qëndruan gjatë natës para Kuvendit të Maqedonisë ku edhe pse të vizituar nga ish ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, sërish asgjë nuk u ndërmorr për sa i përket ndryshimit të statusit të personave me nevoja të veçanta, edhe pse u bënë premtime.

Inicuesit në fjalë shprehen optimist se Qeveria e re dhe deputetët e rinj do të marrin në konsideratë këtë kategori të qytetarëve.

Përndryshe, të gjitha kërkesat që do të parashtrohen mund të gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button