“Aktor” thotë se pafajësinë e tyre e dëshmon Prokuroria Zvërlevskit

Ndërmarrja ndërtimtare greke “Aktor” konfirmoi se nuk ka marrë akuzë dhe paraqitje për kryerje të veprës penale dhe i ka hedhur poshtë të gjitha shkrimet për parregullsi në punën e autostradës Demir Kapi – Smokficë, njofton Portalb.mk.

Mediat greke dje publikuan se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur akuzë dhe do ta ndjek ndërmarrjen për larje parash prej 50 milionë euro për gjatë kohës kur kanë punuar në autostradë, e bërë pas raportit të Shërbimit Evropian për Luftë kundër Mashtrimeve (OLAF).

“Aktor” nëpërmjet kumtesës thotë se nuk ka kurrfarë parregullsie në punën e tyre dhe si arsyetim për atë e përmendin hetimin gjyqësor të Maqedonisë në vitin 2014 e cila ka treguar se “ata nuk kanë kryer kurrfarë vepre penale”.

“Pas kontrollit të kryer, organet gjyqësore në Shkup, që në vitin 2014 kanë konstatuar se nuk ka dyshime për kryerjen e çfarëdo vepre penale dhe rasti u vendos në arkiv”, thuhet në kumtesën e “Aktor”.

Prokuroria e Marko Zvërlevskit dje deklaroi se ende punojnë për zbardhjen e rastit dhe ende mbledhin të dhëna për konstatimin e rrethanave për punën e kompanisë ndërtimtare greke.

LEXO: “Aktori” grek u dënua me 50 milion euro për shpërlarje parash në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button