Katari i hodhi poshtë akuzat se mbështet organizata të cilat janë të lidhura me terrorizmin

Katari sot i hodhi poshtë si të pabaza akuzat, të cilat janë theksuar në listën, që e publikoi Arabia Saudite dhe aleatët e saj.

Në listë theksohet personat dhe organizatat lidhur me terrorizmin, për të cilët pohohet se gëzojnë mbështetje nga Doha.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejnit dje e përforcuan presionin ndaj Katarit sepse, sipas tyre, përzihet në punët e brendshme të fqinjëve dhe mbështet dhe financon grupe islamike.

Katër vendet publikuan listë të zezë me emrat e 59 personave fizikë dhe 12 personave juridikë, të cilët janë të lidhur me terrorizmin dhe kanë mbështetje nga Doha.

Në listë janë lideri i organizatës “Vëllezërit myslimanë” Jusef al Karadavi dhe fondacionet bamirësie “Katar çariti” dhe “Ejd çariti”.

Midis 18 shtetasve të Katarit të theksuar në listë, të cilët e financojnë terrorizmin ka biznesmenë, politikanë, anëtarë të lartë të dinastisë qeveritare, duke e përfshirë edhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button