(VIDEO) Pamje tmerruese në Baltimore, hapet vrima e cila përpin automobilat

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të cilat po vazhdojnë në brigjet lindore të SHBA-së, kanë detyruar autoritetet që të anulojnë shumë fluturime në disa aeroporte dhe kanë nxitur kolaps në komunikacion.

Në Baltimor është hapur një vrimë e madhe në një rrugë, duke përpirë me dhjetëra automjete para syve të dëshmitarëve të tmerruar okularë. Dëmet materiale janë shumë të mëdha, por për fat të mirë nuk kishte viktima. Rruga u shemb si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut. Pas shembjes së rrugës, autoritetet evakuuan një lagje të tërë.

Edhe Bostoni, Nju-Jorku dhe Uashingtoni janë me plotë kuptimin e fjalës nën ujë, ndërsa autoritetet në veri të Floridës kanë dërguar ekipe shpëtimtare, për të shpëtuar njerëzit, të cilët kishin kërkuar strehim në kulmet e shtëpive të vërshuara.

Meteorologët kanë njoftuar se në disa rajone kanë rënë nga 55 litra shi në një metër katror për vetëm një orë.

Për shkak të reshjeve në disa aeroporte janë anuluar fluturimet, përfshirë këtu edhe në aeroportet në Filadelfia, Nju-Jork dhe Uashington.

Vërshimet janë katastrofa e dytë natyrore, me të cilën po përballet brenda vetëm një jave SHBA-ja, pasi që mbi 36 persona humbën jetën në fillim të kësaj jave, si pasojë e tornadove të cilat goditën gjashtë shtete amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button