Katari do t’i përmbahet angazhimeve ndërkombëtare pavarësisht bllokadës

Katari do t’i përmbahet angazhimeve ndërkombëtare, pavarësisht bllokadës që i ka vendosur Arabia Saudite dhe aleatët e saj, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të tyre me Dohan, tha për median ministri i tij të Punëve të Jashtme.

Cheikh Mohammed ben Abderrahman Al-Thani shtoi se vendi i tij do të respektonte angazhimet ndërkombëtare dhe në këtë drejtim nuk do të ndërpresë livrimin e gazit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, një nga tre vendet e Gjirit që ndërpreu lidhjet me Katarin, transmeton Klan Kosova.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Egjipt dhe Jemeni ndërprenë të hënën marrëdhëniet diplomatike me Katarin, me akuzën për mbështetje të terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button