DPHM: Të revitalizohet sistemi i vjetër nga diga erozive të betonit në lumin e Porojit

Që të ulet rreziku potencial nga derdhje të tjera të rrëmbyeshme të lumit të Porojit është e domosdoshme që të revitalizohet sistemi i vjetër nga digat erozive të betonit të cilat ishin ndërtuar në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar në rrjedhën e epërme të lumit dhe të rindërtohen të reja në të gjitha vendet e nevojshme, rekomandon Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM).

“Kjo është mirë të bëhet në të gjitha lokacionet e rrezikshme nëpër tërë Maqedoninë”, thonë nga DPHM.

Theksojnë se ekipi i tyre profesionist hidrologjik dhe dhe pardje kanë qenë për vizitë në fshatin Poroj, ku më 5 qershor pas reshjeve të rrëmbyeshme intensive në basenin e epërm të Lumit të Porojit pati dukuri të derdhjeve të rrëmbyeshme të përzierjes nga uji, balta dhe gurët, të cilët vende-vende shkaktuan derdhje lokale.

“Sipas informatës nga pasqyra e radarit shiu ka filluar të bjerë rreth orës 16:30 dhe atë fillimisht në pjesët më të epërme të basenit për të vazhduar teposhtë drejt Pollogut. Për një kohë relativisht të shkurtë kanali i Lumit të Porojit është mbushur me sasi të mëdha të përzierjes nga uji, balta dhe gurët, për të kaluar nëpër fshatin Poroj në periudhën prej 17:30 deri më 19:30, duke vazhduar teposhtë ku nuk ka diga të larta”, kumtoi DPHM.

Kjo, shtohet në kumtesë, ishte dukuri karakteristike rrëmbyese, ku reshje të rrëmbyeshme dhe intensive bien në sipërfaqe relativisht të vogël të basenit dhe për një kohë të shkurtë sjellin sasi të mëdha të përzierjes nga balta, uji dhe gurët dhe ashtu duke lëvizur teposhtë përgjatë rrjedhës, marrin gjithçka para vetes.

“Gjatë ekspertizës së bërë në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit hidrologjik, sipas pamjeve fillestare dhe themelore të profilit dhe shtratit të Lumit të Porojit, është konstatuar se, sasitë e derdhura të përzierjes nga uji, balta dhe gurët të cilët në një moment të caktuar të vrullit maksimal (valës vërshuese) kaluan nëpër fshatin Poroj ishin me sasi prej 70 deri 100 metra kub në sekondë”, thuhet në kumtesën e DPHM-së.

Për përcaktim të saktë dhe preciz të qarkullimit të vërtetë, ceket, nevojiten xhirime plotësuese gjeodezike të profileve të Lumit të Porojit, të mbështetura me matje hidrometrike me ç’rast do të konstatoheshin parametrat e nevojshëm hidraulik për definim të sasive të sakta të rrjedhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button