Zyrtarisht largohet Ejup Ademi, kryetar i Shkupit Omer Bunjaku

Pas vendimit të marrë nga FFM-ja, që kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi të suspendohet nga kjo detyrë, ai është i detyruar që të largohet nga kryerja e detyrës, duke e emëruar kryetar të klubit Omer Bunjakun.

Mes tjerash tani më ish-kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi në faqen zyrtare të klub ka shkruar lidhur me largimin e tij.

“Jam i vetëdijshëm se punët e mëdha nuk bëhen lehtë dhe se çdo punë e vështirë ka sfida të mëdha dhe duhet shumë sakrificë. Sigurisht se në momentin kur ishte vendosur që të marr në drejtim skuadrën e zemrës, FC Shkupin më ishte thënë se përpara meje do të jetë një rrugë që do të ketë shumë labirinte, dhe nga shumë rrugë që të dërgojnë te qëllimi do të duhet shumë mundë, por pranova që të sfidojë veten parasegjithash për të mos lejuar klubin e Shkupit që ishte vërtet sinonim i shqiptarisë, ndërsa titujt që kishte në vitrinat e saja, sikur në heshtje thonin se nuk duhet harruar.

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi më të afërt të cilët nuk kursyen asgjë që klubi të arrijë në realizimin e të gjitha planeve tona. Mos të harrojmë se bartëse e gjithë këtij projekti ka qenë Komuna e Çairit, nuk dua të harroj kontributin e jashtëzakonshëm të nënkryetarit dhe njëherit mikut tim Suat Alia si dhe mikut tim Sami Elezi, pronari i restorantit “Kalabria”, të cilët nuk kanë kursyer thjesht asgjë.

Padyshim se falënderim të veçantë për të gjithë futbollistët, ata që kanë qenë pjesë e jona e deri te të gjithë këta që ishin me Shkupin deri në ditën sa unë isha kryetar i klubit, me të cilët së bashku kaluam sfida shumë të vështira, por që i menaxhuam në mënyrë vëllazërore.

Gjithashtu falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë deri më tani pjesë e klubit tonë dhe një falënderim të posaçëm për bashkëpunimin që kam pasur me tifo grupin “Shvercerat”, të cilët ashtu sikurse na kanë përkrahë gjatë kësaj kohe, që tani edhe unë do të jem një “Shvercer” duke e përkrahur klubin tonë.

Do të doja t’i uroja fat pasuesit tim Omer Bunjaku, i cili është rritur me këtë klub, si dhe të gjithë pjesëtarëve dhe personelit që punojnë në stadiumin e Çairit dhe për të mirën e FC Shkupit, duke na gëzuar me të arritura më të mëdha që nga sezoni i ri. Unë premtoj se edhe pse nuk do të jem i kyçur direkt, me mundësitë e mia do të jem në ndihmë të kryesisë së re dhe klubit”, ka shkruar Ademi në faqen zyrtare të klubit Shkupi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button