Gruevski thotë se planifikojnë shpejtë të kthehen në pushtet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sot është takuar me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Ai Hanin e ka porositur se tani më është kohë që Maqedonia të fillojë me bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

“Kemi biseduar për gjendjen në Maqedoni dhe ajo çfarë do të vijë. VMRO-DPMNE është e qëndrimin se tanimë është koha e fundit që Maqedonisë t’i mundësohet fillimi i bisedimeve për hyrje në BE. Kemi bërë shumë reforma, nuk mundet vazhdimisht të jetë ajo arsye që të mos fillojnë bisedimet. VMRO-DPMNE ka bërë mjaft reforma të cilat kanë qenë të miratuara nga bashkësia ndërkomëbtare dhe mendoj se duhet të ketë ndonjë rezultat të caktuar”, theksoi Gruevski.

Ai ka shtuar se, sikur të mos ishte bllokada e fqiut jugor dhe toleranca nga BE ndaj asaj bllokade, Maqedonia tanimë do të ishte pjesë e BE-së.

“Është koha që ajo pozitë të ndryshohet dhe t’i lejohet Maqedonisë që të shkojë përpara. Ajo do të jetë edhe pjesë e bisedimeve të mia të mëtutjeshme dhe gjithsesi të planeve tona si parti politike e cila jo vetëm që planifikon të jetë opozitë e fuqishme, por edhe shpejtë të kthehet në pushtet”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button