Helmim masiv në Peshkopi: 100 persona në spital, 50 janë fëmijë

Mbi 100 persona janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë, ndër ta 50 fëmijë me simptomat e helmimit nga ushqimi. Lajmi konfirmohet nga Spitali Rajonal i Peshkopisë.

Mjekët kanë shtruar me urgjencë 15 fëmijë dhe 30 të rritur, pasi gjendja e tyre paraqitej më e rëndë. Të tjerët janë trajtuar dhe janë larguar për ta vazhduar mjekimin në shtëpi.

Ndërkohë, janë marrë masat që provat të ekzaminohen për të zbuluar nga cili ushqim ka ardhur helmimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button